Matheruell, "marsh mbrapa": Shqipëri, na prit!
Paralajmërimi i drejtuesve të Matheruellit, që në sajtin zyrtar i kërkonte tifozëve të mos udhëtonin drejt Shqipërisë për ndeshjen me Flamurtarin, është cilësuar si një gafë diplomatike. Klubi skocez u detyrua të heqë lajmërimin, për sfidën e turit të dytë në Ligën e Europës, nga faqja zyrtare në internet. Skuadra që militon në Premierligën skoceze, theksonte se rekomandimi për të mos ndjekur skuadrën drejt Vlorës erdhi pas këshillimit me Zyrën e Jashtme dhe me Policinë e Strathklajdit. Por, të dyja këto institucione përgënjeshtruan klubin nga Lenarkshajri, duke bërë të ditur se askush nuk kishte komunikuar me ta rreth kësaj çështjeje. Lajmi i publikuar shkaktoi edhe zemërimin e tifozëve të Matheruellit, të cilët kishin planifikuar të vinin në vendin tonë, për të mbështetur ekipin e zemrës në aventurën europiane. Deklarata për shtyp shkruante: "Tifozët duhet të kenë parasysh se për sigurinë e tyre, si Zyra e Jashtme ashtu edhe policia e Strathklajdit i këshillojnë që të mos udhëtojnë fare drejt Shqipërisë gjatë javës së ardhshme. Për këtë arsye, klubi nuk do të organizojë asnjë udhëtim me çarter dhe i kërkojmë atyre mbështetësve, të cilët kishin planifikuar ta ndiqnin nga afër ndeshjen, që ta marrin edhe një herë në shqyrtim këtë vendim". Megjithatë, një zëdhënëse e Zyrës së Jashtme deklaroi se, pavarësisht se në Shqipëri ekzistojnë disa zona me kriminalitet të lartë, shqetësimi i drejtuesve të Matheruellit ka lindur për shkak të "mungesës së komunikimit". Ajo tha: "Drejtuesit e Matheruellit nuk na kanë kontaktuar. E kam të qartë se disa klube vetëm sa vizitojnë faqen tonë elektronike dhe prej aty nxjerrin një përfundim. Aktualisht në Shqipëri ka disa zona të pasigurta, por ne nuk kemi dhënë asnjëherë sugjerime, që ndalojnë udhëtimin drejt këtij vendi. Mendoj se kjo situatë është krijuar prej mungesës së komunikimit". Një tjetër zëdhënëse, këtë herë e policisë së Strathklajdit, bëri të ditur se nuk është në dijeni të dhënies së një informacioni të tillë.
Krerët e skuadrës skoceze e vlerësojnë si shumë të vështirë përballjen në stadiumin "Flamurtari". Pasi kanë marrë informacione rreth historisë së klubit, ata e kanë të qartë se vlonjatët kanë regjistruar rezultate të jashtëzakonshme në të kaluarën, gjatë sfidave ndërkombëtare, duke theksuar përballjet me Barcelonën. Kjo është arsyeja përse trajneri i ri i Matheruellit, Xhim Genon, ka kërkuar blerjen e disa lojtarëve, përpara sfidës së të enjtes. Rreth përhapjes së pabazuar të panikut, një zëdhënës i Matheruellit tentoi të siguronte fansat se ata nuk po privoheshin nga mbështetja e skuadrës. "Mendoj se i kemi frikësuar disa njerëz. Klubi vetëm sa i këshilloi tifozët të mos udhëtonin për këtë ndeshje, ne nuk po ndalojmë askënd. Ky është një udhëtim që përmban rreziqe. Klubi nuk ka organizuar fluturime me çarter dhe nuk është në gjendje të shoqërojë tifozët drejt stadiumit ku luhet ndeshja", tha ai. "Për fat të keq nuk e interpretuam si duhet këshillën e Zyrës së Jashtme, por duhet të theksoj se siguria e tifozëve është thelbësore për ne. Ndoshta, deklarata nuk u formulua në mënyrën e duhur, por ajo u bë me qëllimet më të mira". Matheruelli ka prenotuar 400 bileta për takimin në Vlorë me Flamurtarin. Ata do të udhëtojnë drejt Shqipërisë nëpërmjet Londrës dhe skuadra do të akomodohet në Tiranë.
Analiza
Rudi Vata: Forca fizike e
skocezëve, faktor vendimtar
Rudi Vata, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka analizuar përballjen ndërmjet Flamurtarit dhe Matheruellit. 40-vjeçari, që tashmë punon si menaxher futbollistësh, e njeh mjaft mirë kampionatin skocez, pasi në periudhën 1993-1996 ka luajtur me gjigantët e këtij vendi, Sëlltik. Ai ka mbështetur pretendimet e Matheruellit për t‘u kualifikuar, por i paralajmëroi se vlonjatët do të futen në fushë për fitore. "Flamurtari nuk luan prej disa vitesh në Europë, por në paraqitjet e fundit ndërkombëtare, ata kanë luajtur katër herë me Barcelonën, duke dalë të pamposhtur nga fusha në tri raste", shpjegoi Vata. "Geri Lineker luante me spanjollët në ndeshjet ku vlonjatët barazuan 1-1 dhe fituan 1-0 (më 1986 dhe 1987). Tifozët e tyre mendojnë se kanë shanse të kualifikohen, pasi nuk e shohin Matheruellin si një skuadër të madhe. Duke qenë se e njoh futbollin në të dyja vendet, mendoj se forca fizike e skocezëve do të jetë faktor vendimtar në këtë sfidë". Më tej, ai analizoi kuqezinjtë e Eqerem Memushit: "Flamurtari ka një skuadër të re në moshë. Ata fituan Kupën, por nuk bënë një paraqitje të mirë në kampionat. Aty luajnë të rinj të talentuar, që gjithsesi nuk kanë eksperiencë në arenën ndërkombëtare". Vata ka parashikuar se stadiumi do të jetë i mbushur dhe se skocezët mund të kenë vështirësi prej temperaturave të larta dhe lagështirës.