Lorik Cana: Liverpuli ekipi i zemrës, por më parë duhet të largohet Maskerano
Lorik Cana flet për të ardhmen dhe rrëfen se dëshira e tij është të transferohet te Liverpuli. Mesfushori i Kombëtares shqiptare konfirmoi se aventura tek Olimpik Marseja ka përfunduar, ndërsa pranon se "Reds" e drejtuar nga Rafa Benitez janë ekipi i zemrës. Gjithsesi, ai nuk e fsheh vështirësinë e këtij transferimi, pasi më parë nga "Anfilld Roud" duhet të largohet argjentinasi Havier Maskerano, për të cilin interesohet Barcelona. Duke e klasifikuar kampionatin anglez si ligën që preferon për të vazhduar karrierën, 25-vjeçari ka treguar se, me kërkesë të tij ka ndërprerë bisedat me ekipet e rangut më të ulët si Totenhem, Everton apo Mançester Siti, ndërsa është i hapur të vazhdojë negociatat me Liverpulin dhe Arsenalin. "Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja, dëshiroj të luaj në ekipin e zemrës, Liverpulin", pohoi Cana për kosovaren "Radio Urban FM". "Gjithsesi, kjo nuk varet nga unë. Një rol të rëndësishëm ka edhe vendimi i Maskeranos dhe faktit nëse argjentinasi do të qëndrojë apo do të vendosë të largohet".
Mesfushori e ka vlerësuar me nota shumë pozitive periudhën e kaluar në "Velodrom", ku gjatë këtij sezoni ishte fare pranë fitimit të titullit kampion në Ligën 1 franceze. Me Marsejën, ai ka edhe dy prej kujtimeve më të bukura në karrierë. "Goli kundër Liverpulit dhe fitorja në ‘Anfilld Roud‘ janë momente të papërshkruara", vazhdoi Cana, duke nënvijëzuar se në qytetin e Liverpulit, por edhe në Angli në përgjithësi, futbolli është më shumë se lojë, është fe. Gjithsesi, ai la të nënkuptohej se është më pranë transferimit në Bundesligën gjermane, pavarësisht ëndrrës për t‘u bërë pjesë e Premiershipit: "Përveç dy ekipeve angleze, edhe Verder Bremeni dhe Hamburgu janë paraqitur me oferta shumë të mira. Por, duhet ta keni të qartë se jo gjithçka varet nga unë". "Shkatërruesi" ka përmendur fitoren kundër Greqisë si momentin më emocionues në paraqitjet me Kombëtaren shqiptare, ndërsa është shprehur optimist për trajnerin kroat, Josip Kuzhe. Në fund, Cana beson se në sezonin e ri, Barcelona, por ndoshta edhe Interi, janë kandidatët kryesorë për të triumfuar në Champions, ndërsa mendon se momentalisht lojtari më i mirë në botë është Lionel Mesi, i cili qëndron përpara Kristiano Ronaldos.