Cannon: Lufta politike po mban peng integrimin e Shqipërisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Nicholas Cannon ka deklaruar sot se lufta politike në vend po mban peng integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndërsa i është referuar situatës politike në vend, ambasadori britanik i ka bërë thirrje palëve politike në vend që të ecin përpara në përmbushjen e reformave që do të bëjnë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Gjithashtu ambasadori Cannon ka komentuar edhe çështjen e qarkut të Fierit duke theksuar se partitë duhet ta zgjidhin situatën duke shtuar se opozita ka qenë elokuente për këtë çështje
Deklarata e ambasadori britanik Nicholas Cannon është bërë gjatë një takimi me shoqatën e kryetarëve të komunave ku ka theksuar se qeveria vendore duhet të luajë rol për integrimin e vendit.
Sipas tij duhet bërë “pastrimi” i komunave me motive politike pasi sipas tij kjo është një praktikë e sëmurë e ndjekur në Shqipëri.