E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder ndihet në formë

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka shprehur gëzimin e tij pas rikthimit në fushë dhe dy golave të shënuara në fitoren 3-1 në udhëtim te Udinese të mërkurën.

Holandezi bëri paraqitjen e tij të parë pas rikthimit nga lëndimi, derisa Nerazzurrët iu afruan në tri pikë Lazios, që gjendet e treta në Serie A, pozita e fundit që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

“Është ndjenjë e mirë të jem sërish i rëndësishëm për Interin. Tani ndihem sërish në formë të mirë”, deklaroi Sneijder për të përditshmen holandeze De Telegraaf.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›