E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi i së ardhmes nga utopia te prognozat



E ardhmja ka koniukturë. Sa më e pasigurt të jenë raportet në jetë, sa më shumë që ngrihet çmimi i naftës dhe kostot për ushqime, aq më shumë rritet dëshira për parashikimin e të ardhmes. Në politikë dhe ekonomi flitet për prognoza. Prej kohësh kjy koncept është futur edhe në shoqërinë dhe kulturën gjermane. Me tendencën e re për bërjen e prognozave u morrën në Berlin në një Kongres artistë, filozofë dhe shkencëtarë. Kjo është reklama: “Parashikimet e të ardhmes se si do të zhvillohet ekonomia gjermane?” Grua: “Gjendja është krejt e pasigurt. Ne kemi në prognozat e tanishme më shumë pasiguri se më parë.” Kanë kaluar kohët e projekteve të mëdha botërore, e utopive dhe vizioneve, që na premtonin të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Ne jetojmë në kohën e prognozave. Në ekonomi, politikë, në kampionatet futbollistike, kudo dhe kurdoherë bëhen prognoza. Por disa herë ne nuk jemi në gjendje që të parashikojmë as ditën e nesërme. Por kjo nuk është thelbësorja, sepse i rëndësishëm është efekti që arrihet me prognozat, shpjegohn Sibylle Peters nga Universiteti i Berlinit. "Një prognozë kthen drejtimin e lëvizjes së kohës. Që do të thotë se ajo lejon që gjërat e të ardhmes të ndikojnë në të tanishmen. Për shembull, me atë që ne vëzhgojmë në lidhje me transforimin e klimës, bëhen parashikime se si do të ndryshojë klima dhe sipas saj ngrihet politika e sotme. Kështu që faktet e të ardhmes bëhen nismëtarë të aksioneve të tanishme. Me fjalë të tjera, prognozat kanë gjithnjë të drejtë Ato krijojnë të vërtetën e tyre. Ato vendosin mbi veprimet tona, pavarësisht nëse baza e tyre faktike është apo jo e vërtetë. Por, 80 përqind e prognozave janë të gabuara. Pretendimet për shkencën e përdorur për nxjerrjen e tyre, ose baza metodologjike janë vetëm mite, sepse faktorët që ndikojnë për të ardhmen janë gjithnjë më shumë nga parashikimet e fillimit. Por nëse të rëndësishme nuk janë faktet por mënyra se si ndikojnë prognozat, atëherë ku ndryshojnë ato nga praktikat okulte si astrologjia, leximi i dorës, i fytyrës ose parja e filxhanit? Mbi besimin naiv te prognozat diskutuan në Berlin artistë dhe filozofë. Të gjithë ata ishin të një mendjeje, se edhe ata japin një lloj kontrobuti për parashikimin e të ardhmes dhe nxisin shumëllojshmërinë e metodave. Artisti britanik Joshua Sofaer: “Unë interesohem për fytyrat e njerëzve. Jo sepse unë besoj shumë se tek fytyrat mund të shihet e ardhmja. Por sepse arti na jep mundësinë që të mendojmë për konstrukte të tjera, që ekzistojnë jashtë shkencave racionale. Unë kam fotografuar gjashtë fytyra njërëzish nga Berlini dhe me shprehjet e tyre të pasigurisë dhe sigurisë, me propocionet e tyre i lashë të interpretoheshin nga gjashtë eskpertë, një parapsikolog, një lexues fytyrash, një skenarist nga Hollivudi, e kështu me radhë. Pastaj unë i shkriva këto gjashtë fytyra me kompjuter dhe lashë të bëhej interpretimi edhe i kësaj: Kjo është për mua fytyra e të ardhmes së Berlinit.” Duhet pranuar së është një konstrukt i guximshëm. Por leximi i fytyrës në Kinë praktikohet krejt zyrtarisht, kur merren njerëzit në punë ose në bisedimet ekonomike. Megjithatë, kinezët e prognozitojnë të ardhmen ndryshe, jo duke lëxuar të vërtetën okulte, por nëpërmjet një vështrimi minutoz të realitetit, gjatë të cilit ata analizojnë krejt të qetë dhe në detaje mikroskopike një situatë, dallojnë pikat e dobta dhe analizojnë me saktësi situatën për të parashikuar cilën mundësi do të marrë. Te kinezët nuk flitet për ezoterik ose për ndjeshmëri të lartë.
(D.W.)

14 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›