E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi i Bushit



Bushi shkon për vizitë në Pakistan. Gjatë bisedimeve i thotë Musharafit, presidentit pakistanez:
-Kam informacion se edhe ju keni ndihmuar Al Qaedën dhe Bin Ladenin?
-Jo, jo, -ia kthen Musharafi, -e keni shumë gabim. Kjo që thoni nuk ka mundësi të jetë e vërtetë.
-Gjithsesi, unë e kam ndarë mendjen. Do t’iu sulmoj. –ia pret Bushi.
-Mirë, si të keni qejf. –ia kthen Musharafi, ndërkohë që Bushi ngrihet dhe ikën megjithë delegacionin e vet.
Pas disa ditësh, Musharafit i bie telefoni dhe e njoftojnë se ka një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë. Ishte presidenti Bush.
-Ore, nuk të pyeta, mirë që nuk keni frikë nga sulmi amerikan, po më thuaj cili është kryeqyteti juaj, se e kam harruar, dhe dua që ta filloj bombardimin që atje?
-Nju Delfi - Nju Delfi... –përgjigjet Musharaf.

14 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›