E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy në pranga, plagosën 55-vjeçarin

Policia e Tiranës ka arrestuar dy
persona të cilët dyshohet se
janë autorët e plagosjes në zonën e
Brrylit të një 55-vjeçari. "Specialistët
e seksionit Kundër Krimeve ndaj
Jetës dhe Shëndetit kryen arrestimin
në fl agrancë të Gentian Vathit, 35
vjeç dhe Elton Vathit, 32 vjeç të dy
banues në Tiranë", thanë burimet
zyrtare nga policia kryeqytetase.
Sipas tyre, arrestimi u krye pasi dy
ditë më parë, rreth orës 18:30, në
rrugën "Sitki Çiço", në ambientet e një
supermarketi në pronësi të shtetasit
Gentian Vathi, për motive të dobëta,
në bashkëpunim, kanë plagosur
me mjete të mprehta shtetasin Kadri
Muharrem Lluga, 55 vjeç, banues
në Tiranë, i cili ndodhet i shtruar në
Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për
jetën. "Më pas, është konstatuar se
në urgjencën e qendrës spitalore
‘Nënë Tereza‘, lidhur me këtë ngjarje,
është shtruar edhe shtetasi Pëllumb
Hekuran Murataj, 54 vjeç, banues në
Tiranë, i cili gjatë marrjes së ndihmës
së parë mjekësore, ka gjetur vdekjen,
si pasojë e një ataku kardiak. Gjatë
këqyrjes së jashtme të viktimës,
nuk janë vërejtur dëmtime në trup",
thanë burimet nga policia. Sipas tyre,
janë kryer veprimet procedurale dhe
materialet do t‘i kalojnë Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën
penale të "vrasjes me dashje e mbetur
në tentativë dhe në bashkëpunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›