E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogë në qeset e farmacisë, arrestohet 22-vjeçari

Mbante drogë në qeset e
farmacisë, arrestohet
22-vjeçari, pas informacioneve
operative. Burime zyrtare nga
Policia e Tiranës thanë se u krye
arrestimi në fl agrancë i shtetasit
Aristotel Aleks Tahiraj, 22 vjeç,
lindur në Vlorë dhe banues
në Tiranë. "Arrestimi i tij u krye
nga informacionet e marra në
rrugë operative ndaj shtetasve
Aristotel Tahiraj dhe Aleksandër
Osmani, 22 vjeç, lindur në Mat
dhe banues në Tiranë. Për të
dy personat ka pasur dyshime
të forta se merreshin me shitje
dhe shpërndarje të lëndëve
narkotike", thanë burimet nga
policia. Po sipas uniformave blu,
Tahiraj është kapur në fl agrancë
ndërsa për bashkëpunëtorin e
tij, shtetasin Aleksandër Osmani,
po punohet për kapjen sa më
shpejt. "Nga kontrolli i ushtruar
në banesën e tij, u gjetën dhe
një sasi tjetër bimë e dyshuar
narkotike, ndërsa në banesën e
shtetasit Aleksandër Osmani, u
gjetën dy qese me bimë e dyshuar
narkotike e llojit kanabis sativa",
thuhet në njoftimin e policisë. Në
cilësinë e provës materiale janë
marrë sasia prej 304.1 gramësh
lëndë e dyshuar kanabis sativa,
200 qese farmacie dhe një aparat
telefoni celular.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›