Raporti i skandalit: Ja si i shpenzojnë politikanët paratë e taksapaguesve
Autoriteti i qeverisë laburiste
britanike ka marrë dje një
tjetër goditje kur një gazetë publikoi
detaje të shpenzimeve të
tepruara të bëra nga vetë Kryeministri
Braun dhe anëtarë të tjerë
të kabinetit qeveritar. Braun, që
në sondazhe renditet pas konservatorëve,
sipas gazetës "Daily
Telegraph", ka përdorur 6577
paund për pastrimin e apartamentit
të të vëllait. Një zëdhënës i
zyrës së Kryeministrit bëri të ditur
për gazetën se kjo shifër ishte një
rimbursim që Braun i kishte bërë
vëllait për pjesën e tij në kosto
të përbashkët pastrimi, që me
pak fjalë ishte brenda rregullave
parlamentare. Por në shënjestër
nuk ka qenë vetëm Kryeministri,
por edhe ministra të tjerë që
dyshohet të kenë përdorur paratë
e shtetit për shpenzime personale.
Ky zbulim tregon shkallën
e shfrytëzimit që zyrtarët e lartë
i kanë bërë parave të shtetit për
të fi nancuar mënyrën e jetesës.
Në këtë raport bëjnë pjesë ministra
aktualë si ai i Jashtëm, i
Drejtësisë, e parlamentarë të
ndryshëm. Ai vjen katër javë
para zgjedhjeve për Parlamentin
Evropian dhe në një klimë kur
njerëzit e thjeshtë po e shohin se
sa shumë padrejtësi ka në ndarjen
e përfitimeve mes shtresave të
ndryshme, se si disa mezi marrin
rrogën e të tjerë, si bankierët e
politikanët, blejnë gjëra luksi me
paratë e taksapaguesve. Shumë
gazeta e kanë cilësuar raportin "të
rëndë". Ndërkohë Kryeministri ka
deklaruar se problemi qëndron te
parregullsitë e sistemit të përfi timeve
të parlamentarëve që duhet
riparë. Sipas raportit, ministri i
Drejtësisë, Xhek Strou, ka kryer
disa veprime të parregullta financiare
në lidhje me çështjen e
pagimit të një kredie dhe ministra
e parlamentarë të tjerë kanë përfi
tuar për çështje të përmirësimit
të apartamenteve të tyre, blerjes së
mobilieve të reja apo punimeve në
kopsht. Ky lajm i fundit ka goditur
edhe më qeverinë laburiste të
Gordon Braunit, ndërkohë që të
gjithë votuesit kanë shtrënguar
rripin për t‘i bërë ballë recesionit
më të rëndë që po kalon Anglia që
pas përfundimit të Luftës së Dytë
Botërore. Ky është edhe skandali
i fundit i qeverisë pas atij të emaileve
ofendues të dërguara nga një
këshilltar i tij. Por ky është vetëm
fillimi i ekspozimit të të gjitha
shpenzimeve të parregullta të
parlamentarëve. Një raport më i
plotë pritet të dalë në korrik dhe
në të do të publikohen të plota
detajet e të gjitha shpenzimeve të
tejkaluara që janë bërë nga parlamentarët
vitet e fundit. Pritet që
raporti të shkaktojë edhe protesta
nga publiku i gjerë.
britanike ka marrë dje një
tjetër goditje kur një gazetë publikoi
detaje të shpenzimeve të
tepruara të bëra nga vetë Kryeministri
Braun dhe anëtarë të tjerë
të kabinetit qeveritar. Braun, që
në sondazhe renditet pas konservatorëve,
sipas gazetës "Daily
Telegraph", ka përdorur 6577
paund për pastrimin e apartamentit
të të vëllait. Një zëdhënës i
zyrës së Kryeministrit bëri të ditur
për gazetën se kjo shifër ishte një
rimbursim që Braun i kishte bërë
vëllait për pjesën e tij në kosto
të përbashkët pastrimi, që me
pak fjalë ishte brenda rregullave
parlamentare. Por në shënjestër
nuk ka qenë vetëm Kryeministri,
por edhe ministra të tjerë që
dyshohet të kenë përdorur paratë
e shtetit për shpenzime personale.
Ky zbulim tregon shkallën
e shfrytëzimit që zyrtarët e lartë
i kanë bërë parave të shtetit për
të fi nancuar mënyrën e jetesës.
Në këtë raport bëjnë pjesë ministra
aktualë si ai i Jashtëm, i
Drejtësisë, e parlamentarë të
ndryshëm. Ai vjen katër javë
para zgjedhjeve për Parlamentin
Evropian dhe në një klimë kur
njerëzit e thjeshtë po e shohin se
sa shumë padrejtësi ka në ndarjen
e përfitimeve mes shtresave të
ndryshme, se si disa mezi marrin
rrogën e të tjerë, si bankierët e
politikanët, blejnë gjëra luksi me
paratë e taksapaguesve. Shumë
gazeta e kanë cilësuar raportin "të
rëndë". Ndërkohë Kryeministri ka
deklaruar se problemi qëndron te
parregullsitë e sistemit të përfi timeve
të parlamentarëve që duhet
riparë. Sipas raportit, ministri i
Drejtësisë, Xhek Strou, ka kryer
disa veprime të parregullta financiare
në lidhje me çështjen e
pagimit të një kredie dhe ministra
e parlamentarë të tjerë kanë përfi
tuar për çështje të përmirësimit
të apartamenteve të tyre, blerjes së
mobilieve të reja apo punimeve në
kopsht. Ky lajm i fundit ka goditur
edhe më qeverinë laburiste të
Gordon Braunit, ndërkohë që të
gjithë votuesit kanë shtrënguar
rripin për t‘i bërë ballë recesionit
më të rëndë që po kalon Anglia që
pas përfundimit të Luftës së Dytë
Botërore. Ky është edhe skandali
i fundit i qeverisë pas atij të emaileve
ofendues të dërguara nga një
këshilltar i tij. Por ky është vetëm
fillimi i ekspozimit të të gjitha
shpenzimeve të parregullta të
parlamentarëve. Një raport më i
plotë pritet të dalë në korrik dhe
në të do të publikohen të plota
detajet e të gjitha shpenzimeve të
tejkaluara që janë bërë nga parlamentarët
vitet e fundit. Pritet që
raporti të shkaktojë edhe protesta
nga publiku i gjerë.