Dondollaku kërkon "divorc" nga Aldo Bare
Numri dy i bandës së Lushnjës,
Enver Dondollaku,
kërkon gjykim të shkurtuar.
Avokati i Dondollakut, Vladimir
Meçe, i ka kërkuar dje trupit
gjykues që të pranojnë kërkesën
e klientit të tij, pasi ajo është e argumentuar
ligjërisht. Megjithëse
nuk pranon asnjë akuzë, "krahu
i djathtë" i Aldo Bares kërkon që
gjykatat shqiptare të marrin një
vendim të përshpejtuar, pasi nuk
dëshiron që gjyqi të shtyhet pambarimisht.
Kërkesa e mbrojtjes së
Dondollakut është kundërshtuar
nga prokurorët Gentian Trenova
dhe Besnik Muçi. Sipas tyre, dy të
akuzuarit, Dondollaku dhe Bare,
akuzohen për të njëjtat akuza dhe
nuk ka baza ligjore që ai të kërkojë
ndarjen e seancave. Prokurorët
argumentuan se të pandehurit
akuzohen për të njëjtat episode
kriminale dhe do të duhet që të
formohet një tjetër trup gjykues
për Dondollakun, çka do të fuste
procesin gjyqësor në një kaos të
vërtetë.
Aktualisht Aldo Bare dhe Enver
Dondollaku po gjykohen në
Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Paralelisht me këtë proces, është
duke u zhvilluar një gjyq për
disa të akuzuar si anëtarë të
bandës, çka do të thotë se të
gjithë gjyqtarët e Krimeve të
Rënda e kanë gjykuar këtë bandë.
Nëse gjykata vendos të pranojë
kërkesën e mbrojtjes së Dondollakut,
atëherë do t‘i kërkojë KLDsë
që të mblidhet për të formuar
një kolegj penal me pesë anëtarë.
Gjyqtarët që mund të gjykojnë
Dondollakun mund të jenë nga
Gjykata e Tiranës ose nga ato në
rrethe. Pas kërkesës së avokatit
Vladimir Meçe, që mbron interesat
ligjore të Enver Dondollakut,
trupi gjykues është tërhequr,
duke deklaruar se një vendim
për këtë kërkesë do të jepet pas
dy javësh.
Zëvendësdrejtuesi i bandës
së Lushnjës, Enver Dondollaku,
disa javë më parë nuk pranoi të
vijë në Shqipëri, pasi pretendonte
se në vendlindje i rrezikohet jeta.
Në një letër që dërgoi në Prokurorinë
e Përgjithshme, nëpërmjet
Ministrisë së Drejtësisë, pohon
se ai do të mbrohej në procesin
gjyqësor në Gjykatën e Krimeve
të Rënda nga avokati Vladimir
Meçe. Dondollaku i jepte të drejtë
avokatit ta përfaqësojë, madje të
paraqiste edhe prova në seancën
gjyqësore, por nuk harronte
që përfaqësuesi ligjor kishte të
drejtë të kërkonte edhe gjykim
të shkurtuar, pavarësisht se nuk i
pranon akuzat e prokurorisë, që e
akuzon për disa vrasje në qytetin
e Lushnjës, së bashku me eprorin
e tij, Aldo Bare. Klauzola në letrën
e Dondollakut është shfrytëzuar
nga avokati Vladimir Meçe, i cili
ka kryer kërkesën, duke futur
në një kolaps prokurorinë, nëse
pranohet kërkesa e tyre.
Aldo Bare dhe Enver Dondollaku
akuzohen për krijim të
organizatës kriminale dhe për
dhjetëra vrasje, që kanë terrorizuar
banorët e qytetit për vite me
radhë. Prokuroria, përveç vrasjeve
të dokumentuara, dyshon se
Dondollaku ka marrë pjesë edhe
në trafi kun e drogës, proces i cili
ka mbetur në vendnumëro, pasi
gjykata italiane e ka dënuar me
18 vjet burg numrin dy të bandës
së Lushnjës. Sipas vendimit të
gjykatës italiane, ai akuzohet se
ka shpërndarë lëndë narkotike
dhe është dënuar me maksimumin
e dënimit që përmban
Kodi Penal italian për këtë vepër
penale. Enver Dondollaku është
marrë në pyetje në Itali edhe
nga disa prokurorë shqiptarë të
Krimeve të Rënda. Para hetuesve
shqiptarë, ai ka thënë se Aldo
Baren e njihte si djalë lushnjar,
por nuk kishin pasur njohje më
parë. Dëshmonte se Bare mund të
ketë kryer vrasje, por ai vetë jo. Ka
pohuar gjithashtu se nuk dëshiron
të vijë në Shqipëri, pasi i rrezikohet
jeta, duke ditur se procesi që është
hapur ndaj tij është politik.
Enver Dondollaku,
kërkon gjykim të shkurtuar.
Avokati i Dondollakut, Vladimir
Meçe, i ka kërkuar dje trupit
gjykues që të pranojnë kërkesën
e klientit të tij, pasi ajo është e argumentuar
ligjërisht. Megjithëse
nuk pranon asnjë akuzë, "krahu
i djathtë" i Aldo Bares kërkon që
gjykatat shqiptare të marrin një
vendim të përshpejtuar, pasi nuk
dëshiron që gjyqi të shtyhet pambarimisht.
Kërkesa e mbrojtjes së
Dondollakut është kundërshtuar
nga prokurorët Gentian Trenova
dhe Besnik Muçi. Sipas tyre, dy të
akuzuarit, Dondollaku dhe Bare,
akuzohen për të njëjtat akuza dhe
nuk ka baza ligjore që ai të kërkojë
ndarjen e seancave. Prokurorët
argumentuan se të pandehurit
akuzohen për të njëjtat episode
kriminale dhe do të duhet që të
formohet një tjetër trup gjykues
për Dondollakun, çka do të fuste
procesin gjyqësor në një kaos të
vërtetë.
Aktualisht Aldo Bare dhe Enver
Dondollaku po gjykohen në
Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Paralelisht me këtë proces, është
duke u zhvilluar një gjyq për
disa të akuzuar si anëtarë të
bandës, çka do të thotë se të
gjithë gjyqtarët e Krimeve të
Rënda e kanë gjykuar këtë bandë.
Nëse gjykata vendos të pranojë
kërkesën e mbrojtjes së Dondollakut,
atëherë do t‘i kërkojë KLDsë
që të mblidhet për të formuar
një kolegj penal me pesë anëtarë.
Gjyqtarët që mund të gjykojnë
Dondollakun mund të jenë nga
Gjykata e Tiranës ose nga ato në
rrethe. Pas kërkesës së avokatit
Vladimir Meçe, që mbron interesat
ligjore të Enver Dondollakut,
trupi gjykues është tërhequr,
duke deklaruar se një vendim
për këtë kërkesë do të jepet pas
dy javësh.
Zëvendësdrejtuesi i bandës
së Lushnjës, Enver Dondollaku,
disa javë më parë nuk pranoi të
vijë në Shqipëri, pasi pretendonte
se në vendlindje i rrezikohet jeta.
Në një letër që dërgoi në Prokurorinë
e Përgjithshme, nëpërmjet
Ministrisë së Drejtësisë, pohon
se ai do të mbrohej në procesin
gjyqësor në Gjykatën e Krimeve
të Rënda nga avokati Vladimir
Meçe. Dondollaku i jepte të drejtë
avokatit ta përfaqësojë, madje të
paraqiste edhe prova në seancën
gjyqësore, por nuk harronte
që përfaqësuesi ligjor kishte të
drejtë të kërkonte edhe gjykim
të shkurtuar, pavarësisht se nuk i
pranon akuzat e prokurorisë, që e
akuzon për disa vrasje në qytetin
e Lushnjës, së bashku me eprorin
e tij, Aldo Bare. Klauzola në letrën
e Dondollakut është shfrytëzuar
nga avokati Vladimir Meçe, i cili
ka kryer kërkesën, duke futur
në një kolaps prokurorinë, nëse
pranohet kërkesa e tyre.
Aldo Bare dhe Enver Dondollaku
akuzohen për krijim të
organizatës kriminale dhe për
dhjetëra vrasje, që kanë terrorizuar
banorët e qytetit për vite me
radhë. Prokuroria, përveç vrasjeve
të dokumentuara, dyshon se
Dondollaku ka marrë pjesë edhe
në trafi kun e drogës, proces i cili
ka mbetur në vendnumëro, pasi
gjykata italiane e ka dënuar me
18 vjet burg numrin dy të bandës
së Lushnjës. Sipas vendimit të
gjykatës italiane, ai akuzohet se
ka shpërndarë lëndë narkotike
dhe është dënuar me maksimumin
e dënimit që përmban
Kodi Penal italian për këtë vepër
penale. Enver Dondollaku është
marrë në pyetje në Itali edhe
nga disa prokurorë shqiptarë të
Krimeve të Rënda. Para hetuesve
shqiptarë, ai ka thënë se Aldo
Baren e njihte si djalë lushnjar,
por nuk kishin pasur njohje më
parë. Dëshmonte se Bare mund të
ketë kryer vrasje, por ai vetë jo. Ka
pohuar gjithashtu se nuk dëshiron
të vijë në Shqipëri, pasi i rrezikohet
jeta, duke ditur se procesi që është
hapur ndaj tij është politik.