Prokuroria: Fazliç? Rihapim hetimet, nëse gjejmë prova
Prokuroria është e bindur
se, nëse vijnë provat, rihap
menjëherë hetimet për
serbo-boshnjakun Damir Fazliç.
Burime zyrtare nga Task-Forca
thanë se dosja është pezulluar
dhe nëse kanë ndonjë provë të
re do të rihapin menjëherë hetimin,
duke i komunikuar akuzën
konkrete personit të dyshuar.
"Nuk mund të mbanim në këtë
status një person, megjithëse
disa shtete nuk na kanë servirur
materiale", thanë burimet nga
grupi hetimor, i cili shton se
këto çështje janë problematike
edhe në Evropë. Kemi studiuar
precedentët në të gjithë
Evropën për të tilla dosje dhe
na ka rezultuar se vetëm në dy
raste janë vërtetuar provat. Hetuesit
mendojnë se është shumë i
vështirë një hetim i tillë, pasi do
bashkëpunimin e disa shteteve
dhe kjo gjë nuk është e thjeshtë.
Hetuesit shprehin bindjen se hetimet
shqiptare për Damir Fazliç,
serbo-boshnjakun e konsideruar
si mikun e Kryeministrit Sali
Berisha, "ngecën" në shtetin e
Qipros. Në këtë vend, Fazliç dyshohet
se kishte krijuar një shoqëri
fantazmë, e cila ka blerë një fi rmë
të tij në Shqipëri për 1.7 milionë
euro. Më pas, këto para janë transferuar
në Zvicër. Hetuesit e çështjes
analizuan legjislaturën e këtij shteti
në lidhje me krijimin e shoqërive.
Rezultoi se në Qipro, shteti nuk
kontrollon nëse shoqëritë kanë
kapital ose jo si dhe nëse kryejnë
transaksione bankare. Përqindja
që merr shteti në këtë rast është
shumë e vogël.
Burimet nga Prokuroria e Tiranës
deklarojnë se në Shqipëri janë
pyetur të gjithë bashkëpunëtorët
e Fazliç, si dhe pronarët e tokës
në Porto-Romano, të cilët i kanë
shitur serbo-boshnjakut rreth 15
hektarë në vendin që do të ngrihet
parku energjetik. Megjithatë,
e domosdoshme për hetuesit e
çështjes ishte sqarimi i aktivitetit
të të akuzuarit në Qipro. Ky shtet,
nga korrespondencat e Prokurorisë
së Përgjithshme, ka "refuzuar"
disa herë të bashkëpunojë për të
zgjidhur çështje të përbashkëta
hetimore. Në asnjë rast, drejtësia
qipriote nuk u ka kthyer përgjigje
të sakta hetuesve shqiptarë për
disa kompani fantazmë në atë
vend. Hetuesit e Prokurorisë së
Tiranës përmendin edhe rastin
e hetimeve për tragjedinë e
Gërdecit, për sa i përket trafi kut
të armëve. Megjithëse Prokuroria
e Përgjithshme ka dërguar
një letër-porosi në Qipro, ende
nuk është kthyer një përgjigje
për fi rmën "Edvin ltd", e cila ka
qenë nënkontraktore për fi rmën
amerikane SAC për të blerë municione
në Shqipëri.
se, nëse vijnë provat, rihap
menjëherë hetimet për
serbo-boshnjakun Damir Fazliç.
Burime zyrtare nga Task-Forca
thanë se dosja është pezulluar
dhe nëse kanë ndonjë provë të
re do të rihapin menjëherë hetimin,
duke i komunikuar akuzën
konkrete personit të dyshuar.
"Nuk mund të mbanim në këtë
status një person, megjithëse
disa shtete nuk na kanë servirur
materiale", thanë burimet nga
grupi hetimor, i cili shton se
këto çështje janë problematike
edhe në Evropë. Kemi studiuar
precedentët në të gjithë
Evropën për të tilla dosje dhe
na ka rezultuar se vetëm në dy
raste janë vërtetuar provat. Hetuesit
mendojnë se është shumë i
vështirë një hetim i tillë, pasi do
bashkëpunimin e disa shteteve
dhe kjo gjë nuk është e thjeshtë.
Hetuesit shprehin bindjen se hetimet
shqiptare për Damir Fazliç,
serbo-boshnjakun e konsideruar
si mikun e Kryeministrit Sali
Berisha, "ngecën" në shtetin e
Qipros. Në këtë vend, Fazliç dyshohet
se kishte krijuar një shoqëri
fantazmë, e cila ka blerë një fi rmë
të tij në Shqipëri për 1.7 milionë
euro. Më pas, këto para janë transferuar
në Zvicër. Hetuesit e çështjes
analizuan legjislaturën e këtij shteti
në lidhje me krijimin e shoqërive.
Rezultoi se në Qipro, shteti nuk
kontrollon nëse shoqëritë kanë
kapital ose jo si dhe nëse kryejnë
transaksione bankare. Përqindja
që merr shteti në këtë rast është
shumë e vogël.
Burimet nga Prokuroria e Tiranës
deklarojnë se në Shqipëri janë
pyetur të gjithë bashkëpunëtorët
e Fazliç, si dhe pronarët e tokës
në Porto-Romano, të cilët i kanë
shitur serbo-boshnjakut rreth 15
hektarë në vendin që do të ngrihet
parku energjetik. Megjithatë,
e domosdoshme për hetuesit e
çështjes ishte sqarimi i aktivitetit
të të akuzuarit në Qipro. Ky shtet,
nga korrespondencat e Prokurorisë
së Përgjithshme, ka "refuzuar"
disa herë të bashkëpunojë për të
zgjidhur çështje të përbashkëta
hetimore. Në asnjë rast, drejtësia
qipriote nuk u ka kthyer përgjigje
të sakta hetuesve shqiptarë për
disa kompani fantazmë në atë
vend. Hetuesit e Prokurorisë së
Tiranës përmendin edhe rastin
e hetimeve për tragjedinë e
Gërdecit, për sa i përket trafi kut
të armëve. Megjithëse Prokuroria
e Përgjithshme ka dërguar
një letër-porosi në Qipro, ende
nuk është kthyer një përgjigje
për fi rmën "Edvin ltd", e cila ka
qenë nënkontraktore për fi rmën
amerikane SAC për të blerë municione
në Shqipëri.