E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myslimanët kritikojnë ministrin e Brendshëm gjerman

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 19:30

Përfaqësues të shoqatave myslimane në Gjermani kanë kritikuar ministrin e ri të Brendshëm, Hans-Peter Friedrich, për shkak deklaratave të tij për islamin.

Friedrich e ka cilësuar Konferencën Islamike si një aktivitet shou, tha Kryetari i Këshillit islamik gjerman, Ali Kizilkaya, për gazetën "Bild".

Politikani i CDU-së në paraqitjen e tij të parë zyrtare si ministër për punë të Brendshme, theksoi se nuk ka asnjë dëshmi historike që islami i takon edhe Gjermanisë.

Ai iu kundërvu me këtë edhe vlerësimit ndryshe, të deklaruar nga presidenti gjerman, Christian Wulff, i cili pat theksuar se islami është pjesë e Gjermanisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›