Miami eliminon Bostonin

Miami fitoi me rezultat 97:87 ndaj Bostonit, duke u kualifikuar në finale të Konferencës Lindore.
Heat, të udhëhequr nga LeBron James, i cili realizoi 33 pikë të mërkurën mbrëma e shënuan fitoren e katërt, kurse Celtics ishin të pafuqishëm, duke e fituar vetëm një përballje.
Ndërkohë, Oklahoma City kaloi në avantazh ndaj Memphisit, të cilin e mundi me rezultat bindës 99-72.
Kevin Durant realizoi 19 pikë për Thunder, të cilët tash udhëheqin 3-2 në serinë e ndeshjeve dhe e shohin veten më afër finales së Konferencës.
“Jemi mbrojtur shumë mirë, secili e pakryer punën e vet, ishte një fitore e bukur për skuadrën”, tha Durant.
Miami-Boston 97-87 (4-1)
Miami: Wade 34
Boston: Allen 18
Oklahoma City-Memphis 99-72 (3-2)
Oklahoma City: Durant 19
Memphis: Gasol 15