Casillas, portieri më i mirë i vitit

Iker Casillas është portieri më i mirë i vitit 2010. Kështu ka vendosur Instituti Ndërkombëtar për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS), i cili e shpërbleu portierin spanjoll të Real Madridit për formën e tij gjatë vitit që përfundoi.
Pas kampionit botëror gjendet një tjetër kampion. Ai është portieri brazilian, Julio Cesar, i cili me Interin gjatë vitit 2010 fitoi pothuajse çdo trofe.
Ndërkaq, pozita e tretë i takon portierit çek të Chelseas, Petr Cech, i cili me klubin Blues e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Anglisë.
Top 10
1. Iker Casillas (Real Madrid)
2. Julio Cesar (Inter)
3. Petr Cech (Chelsea)
4. Manuel Neuer (Schalke)
5. Maarten Stekelenburg (Ajax)
6. Victor Valdes (Barcelona)
7. Fernando Muslera (Lazio)
8. Edëin Van der Sar (Manchester United)
9. Gianluigi Buffon (Juventus)
10. Timothy Howard (Everton)