E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzeko-City, punë e kryer

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 09:49

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë është e qartë se gjatë kësaj jave, Edin Dzeko do të bëhet lojtar i ri i Manchester Cityt. Lajmi është konfirmuar si nga menaxheri i klubit anglez, Roberto Mancini, ashtu dhe nga trajneri i Wolfsburgut, Steve McClaren, i cili i ka uruar sulmuesit boshnjak që t’i realizojë ëndrrat e tij.

Përfundimi i marrëveshjes parashihet para fillimit të sezonit pranveror në kampionatin gjerman. Me këtë rast, Citizens do të paguajnë një shifër që kalon 30 milionë euro. “Mund t’ju them se me Wolfsburgun e kemi arritur marrëveshjen. Tash duhet të presim, kur Dzeko të jetë lojtar i Cityt, do të flasim më shumë”, deklaroi trajneri italian, Mancini për Sky Sports.

“Dzeko është ideal për Manchester Cityn, posaçërisht përkrah Tevezit. Do të jetë një dyshe mjaft e fortë. I uroj Edinit çdo të mirë, që t’i realizojë ëndrrat dhe ta shfrytëzojë të gjithë potencialin që ka. Është lojtar i madh, këtë e demonstron edhe vlera e tij ekonomike. Është i fortë fizikisht, por ka edhe teknikë të mirë”, tha trajneri i deritashëm i futbollistit, McClaren, sipas së cilit, Dzeko do të përshtatet mjaft mirë në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›