Cassanon, para El Shaarawyt

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia thotë se do ta zgjidhte bashkëlojtarin Antonio Cassano para sulmuesit të Milanit, Stephan El Shaarawy, nëse do të duhej ta zgjidhte njërin nga ta.
30 vjeçari është bërë lojtar kyç tek Nerazzurrët pasi i la Rossonerët gjatë verës, kurse sulmuesi 20 vjeç shpërtheu sivjet në ekipin e Massimiliano Allegrit.
“Në mes tyre, do ta zgjidhja Cassanon. Ai është lojtar i klasit të lartë, një lojtar që e bashkon ekipin dhe është gjithmonë ndjenjë e mirë ta kesh një bashkëlojtar të tillë”, tha për radion RTL 102.5 mbrojtësi italian, i cili e ka lavdëruar trajnerin Andrea Stramaccioni, për punën që po e bën në Inter.