Topi i Artë, për Messin

Mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit, Mario Gotze e ndien se Lionel Messi e meriton ta fitojë Topin e Artë, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme që pati gjatë vitit 2012.
Përfaqësuesi argjentinas e fitoi këtë trofe tri herë rresht, kurse këtë sezon ka konkurrencë të fortë, pasi ka përballë lojtarë si Cristiano Ronaldo, Iker Casillas e Andres Iniesta.
“Mendoj se Messi do ta fitojë Topin e Artë sërish. Do të votoja për të”, ka thënë 25 vjeçari për të përditshmen spanjolle AS, para sfidës që ekipi i tij e zhvilloi të martën mbrëma ndaj Real Madridit, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.