Ozil: Topin e Artë do ia jepja Casillasit e Ronaldos

“Dëshiroj që një lojtar i Real Madridit ta fitojë këtë çmim, kështu që do t’ia jepja trofeun Ronaldos e Casillasit. Cristiano është lojtar i klasit botëror dhe këtë e ka vërtetuar gjatë kohës sa ka luajtur këtu. Kurse, për Iker nevojitet të flitet pak, sepse është njëri prej portierëve më të mirë në botë. Do të votoja për të dy”, deklaroi 24 vjeçari në konferencë për shtyp. Ozil po ashtu ka folur për kritikuar që ka marrë së fundmi nga shtypi spanjoll për paraqitjet e tij.
“Në Spanjë, kur bën ndeshje të mëdha, je më i miri në botë dhe kur e bën një lojë të keqe, është një problem serioz. Jam mësuar me këtë, por gjëja më e rëndësishme për mua është ajo çfarë thotë trajneri. Unë vetëm dua ta ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Ozil.