E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavani refuzon Man Cityn

Menaxheri i Edinson Cavanit ka mohuar spekulimet rreth transferimit të sulmuesit uruguaian në Manchester City para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Më herët gjatë kësaj jave thuhej se Cavani mund të braktisë Napolin për t’ju bashkuar Cityt. Mirëpo, menaxheri i tij, Claudio Ancelucci ka insistuar se klienti i tij do të qëndrojë në San Paolo. “Nuk më pëlqen të flas për afatin kalimtar.

Cavani është duke kaluar një sezon të mirë dhe nuk mendon për largim nga klubi” deklaroi Anelucci për Radio CRC.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›