Liverpoolit ia do në Kupa

Edhe pse në Premierligë janë larg kreut të tabelës, Liverpool është duke u paraqitur jashtëzakonisht mirë në ndeshjet e Kupave.
Pas kualifikimit në finale të Carling Cup në mesjavë dule eliminuar Manchester Cityn, skuadra e menaxherit Kenny Dalglish rrëzoi edhe Manchester Unitedin duke e mposhtur 2-1 në Anfield Road dhe siguruar kalimin në rrethin e pestë në FA Cup.
Golat për Liverpoolin i realizuan mbrojtësi Daniel Agger në pjesën e parë dhe sulmuesi Dirk Kuyt në të dytën. Rezultatin përkohësisht e barazoi Ji-Sung Park pak para përfundimit të pjesës së parë.