El Hamdaoui afër Fiorentinës

Pas transferimit të Amaurit, Fiorentina është shumë pranë të përforcojë radhët e saja me një tjetër sulmues.
Bëhet fjalë për marokenin Mounir El Hamdaoui, anëtar i Ajaxit të Amsterdamit. Sipas medieve italiane, El Hamdaoui tashmë ka mbërritur në Itali dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me klubin toskan.
Me ardhjen e tij, trajneri Delio Rossi do të kompletonte qiftin e ri sulmues Amauri-El Hamdaoui pas largimit të Alberto Gilardinos i cili më herët gjatë këtij afati kalimtar të janarit iu bashkua rivalit nga Serie A, Genoa.