E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cazorla, Maradona ose Messi i Arsenalit

Jack Wilshere thotë se pseudonimi i Santi Cazorlas mund të jetë ‘Messi’ apo ‘Maradona’, pas shfaqjes brilante që e bëri mesfushori spanjoll për Arsenalit në fitoren bindëse ndaj Tottenhamit, në derbin londinez.

"Ai është Maradona ose Messi ynë. Prekjet e tij të topit dhe vizioni i tij të mahnitin. Është një ëndërr të luash me të. Ai nuk e humb kurrë topin, është kreativ dhe i zënë përreth fushës. E shijoj futbollin kur luaj përkrah tij”, theksoi mesfushori Wilshere.

Ky i fundit ka luajtur me Cazorlan vetëm katër herë, që kur u rikthye pas lëndimit që e kishte lënë jashtë plot 17 muaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›