Cazorla, kënaqësi për sy

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se është kënaqësi të shikohet loja e përforcimit të ri Santi Cazorla pasi goli i mesfushorit i ndihmoi ekipit të fitojë 3-1 në udhëtim te West Ham të shtunën.
Skuadra e Wengerit u rikthye nga disavantazhi 1-0 dhe mori pikë të plota nga udhëtimi i vështirë. Strategu francez ka lavdëruar kontributin e Cazorlas, përforcim i ardhur gjatë verës nga Malaga.
“Është kënaqësi ta shikoni duke luajtur. Jam shumë i lumtur me atë që ai bëri në fushë”, deklaroi Wenger për Cazorlan i cili i kushtoi Arsenalit 15 milionë funte. “Shpresoj që secili futbollist i ri në Angli e shikon atë”, u shpreh Wenger. Cazorla është adaptuar shpejt në Premierligë dhe tashmë ka bërë një seri të paraqitjeve të shkëlqyeshme.