Remy, opsion i Liverpoolit

Sipas medieve angleze, Liverpooli është në kërkim të një sulmuesi dhe ka identifikuar yllin e Olympique Marseille, Loic Remy si objektivin kryesor për afatin kalimtar të janarit.
Remy ishte pranë largimit nga Marseille edhe gjatë verës kur kërkohej me ngulm nga Tottenham Hotspur. Por, palët nuk arritën marrëveshje dhe ai mbeti në Velodrome.
Tani, reprezentuesi francez thuhet se kërkohet nga menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers për të shërbyer mbulesë për Luis Suarezin në repartin ofanziv të Reds. Remy ka kontratë me Marseillen deri më 2015.