E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini injoron Balotellin

Roberto Mancini ka refuzuar të kritikojë Mario Balotellin pas reagimit jo të mirë të sulmuesit në momentin e zëvendësimit në fitoren 3-0 ndaj Sunderlandit të shtunën.

Balotelli shkoi drejt në zhveshtore kur u zëvendësua nga Sergio Aguero gjatë pjesës së dytë të takimit. Mediet angleze njoftuan të dielën se reprezentuesi italian ka rrezikuar një tjetër përplasje me menaxherin duke rezervuar një biletë për rikthim në vendlindje disa orë pas takimit.

Por, Mancini nuk e komentoi sjelljen e Balotellit duke thënë: “Mario punoi mirë dhe pati rast. Jam i kënaqur, ai luajti mirë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›