Momenti i së vërtetës, Kupa zbret në fushë 4 gjigandët
TIRANE-Kupa e Shqipërisë zhvillon sot dy ndeshjet e para gjysmëfinale, teksa në fushë do të zbresin çiftet Tirana-Besa dhe Vllaznia-Dinamo. Katër ekipet e fundit që kanë mbetur në këtë kompeticion synojnë të arrijnë finalen, që më shumë sesa trofeu, ka vlerë për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Përveç Vllaznisë, që pak a shumë duket e ka siguruar të qënit në Europa League, për tre ekipet e tjera Kupa bëhet një objektiv dyfish i lakmuar. Tirana, Dinamo dhe Besa thuajse nuk kanë më asnjë shans që të shkojnë në Evropë nëpërmjet kampionatit, kështu që kualifikimi për në finale mbetet shansi i vetëm. "Kupa është shpëtimi ynë i vetëm. Nuk kemi asnjë shans të jemi në Evropë, përveçse duke fituar këtë trofe", pranoi trajneri i Dinamos Mërgjyshi, në prag të transfertës në Shkodër.
Tirana-Besa
Tirana do të presë Besën sot në orën 17.00 në "Qemal Stafa", duke synuar kalimin në finale të Kupës për herë të tretë në 4 vitet e fundit. Për bardheblutë është momenti i së vërtetës, sepse kampionati tashmë mund të quhet një kapitull i mbyllur. Presidenti Refik Halili për të motivuar skuadrën ka vendosur që sot të japë rrogat për lojtarët, ç'ka do të sillte një tjetër moral përpara përballjes me Besën. "Duhet patjetër të reagojmë, -deklaroi trajneri Misho Krstiçeviç pas stërvitjes së djeshme. - Vetëm kualifikimi për në finalen e Kupës mund të na sjellë kthesën dhe t'i japë një kuptim sezonit tonë", shtoi ai. Besa ndodhet në zonën e rënies nga kategoria, por tekniku kroat i Tiranës nuk i beson shumë renditjes. "Nuk ka lidhje renditja, është një përballje shumë e vështirë, - tha ai. - Të mos harrojmë se edhe ne vijmë pas një momenti tejet të vështirë". Një konfirmim i asaj çfarë po kalojnë aktualisht bardheblutë, që kanë pësuar dy humbje radhazi në kampionat dhe për më tepër, hasin vështirësi në gjetjen e golit.
Vllaznia-Dinamo
Në Shkodër luhet ndeshja më e fortë e gjysmëfinaleve të Kupës. Përballë njëra-tjetrës do të jenë Vllaznia me Dinamon, dy skuadra që nuk kanë ndonjë diferencë të madhe mes tyre, pavarësisht se shkodranët ndodhen 7 pikë përpara në renditje. Në Shkodër kërkojnë hakmarrjen për humbjen 4-0 të fazës së parë, ndërkohë që pavarësisht se është një ditë pune, stadiumi "Loro Boriçi" pritet të jetë i tejmbushur me tifozë. Interesimi në radhët e shkodranëve ka qenë i jashtëzakonshëm ditën e djeshme, ndërsa presidenca ka vendosur një premio prej 10 mijë dollarësh për kualifikimin në finale. Përsa i përket formacionit, trajneri Mirel Josa ka vendosur të lërë në stol Vioresin Sinanin, ndërkohë që nga minuta e parë do të luajnë Sukaj dhe Vajushi. Një nga mungesat më të mëdha për Vllazninë është ajo e Ndriçim Shtubinës. Në krahun tjetër, Dinamo shkon me petkun e skuadrës kampione në fuqi, ndonëse këtë sezon ka patur shumë luhatje. "Jemi të dënuar të kualifikohemi", tha dje trajneri Mërgjyshi.
(d.b/GSH/BalkanWeb)