E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali përgatit 90 mln paund për Rooneyn


Spekulimet e fundit në mediat angleze thonë se gjiganti spanjoll Real Madrid do të bëjë ofertë në vlerën e 90 milionë paund për sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.
"The Sun" shkruan se United do t'i ofrohet kjo shumë rekord ndërsa Rooneyt do t'i ofrojnë 250,000 paund në javë për pesë vite kontratë.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mendohet se dëshiron ta ribashkojë Rooneyn me ish-partnerin e tij të sulmit Cristiano Ronaldo.
Po ashtu besohet se klubi spanjoll dëshiron të rikthejë në Bernabeu përzgjedhësin e kombëtares angleze Fabio Capello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›