Zbulohen objektet e humbura të Amantias
Rikthehen në muze rreth 16 objekte të vjedhura disa vite më parë nga parku arkeologjik i Amantias.
Për gati një javë, këto objekte të humbur pas viteve 1990 janë gjetur në një zonë afër këtij parku, dhe tashmë ndodhen sërish të ekspozuara në muze. Sipas drejtorit të këtij parku, që mbart një histori 2400-vjeçare, Gëzim Llojdia, 6 objekte janë gjetur në një banesë në fshatin Ploçë, ndërsa 10 të tjera, janë zbuluar në fshatra të ndryshme rreth zonës. Sipas tij, ato janë dorëzuar dhe riekspozuar në mjediset e muzeut prej një jave. Objektet e rikthyera janë prej guri dhe i përkasin mozaikut të bazilikës, që dëshmon për kulturën në këtë qendër të antikitetit. Historia e grabitjeve të kësaj qendre të antikitetit, ka nisur që në vitet 1920 nga ushtarët italianë, që kryen këtu edhe gërmimet e para, tregon Llojdia, ndërsa nënvizon se në vitin 1990 muzeu arkeologjik që ndodhej brenda territorit të parkut, pësoi dëmin më të madh. Nga ky muze, vijon ai, u morën dhjetëra objekte me vlerë, një pjesë e të cilave u trafikua në shtetet fqinje. Por tashmë janë në gjurmë edhe të 26 objekteve të tjera, për të cilat po mundësohet identifikimi i përmasave të tyre. Sipas drejtorit, gjatë javëve të fundit janë gjetur mjaft monedha, figurina dhe objekte të tjera në fshatin Amonicë, të cilat shumë shpejt do t'i kthehen në pronësi Parkut Amantia.