Lëv "braktis" Kombëtaren për një darkë me Lalën
Një darkë të martën në mbrëmje mes trajnerit të Gjermanisë, Hoakim Lëv dhe Altin Lalës ka shkaktuar shumë polemika në median gjermane.
E gjithë kjo ka ndodhur pasi tekniku nuk është takuar me dy lojtarët e Kombëtares gjermane që luajnë të Hanoveri, portieri Robert Enke dhe sulmuesi Majk Hanke, por ka darkuar me mesfushorin shqiptar Altin Lala, menaxherin Firat Arslan dhe Frank Pagelsdorf. Në të përditshmen gjermane "Bild", trajneri është kritikuar për faktin që ka shkuar deri në Hanover, por nuk ka takuar asnjë nga lojtarët e Kombëtares. Pyetjeve të gazetarëve ai u është përgjigjur ftohtë: "Nuk isha në Hanover për çështje pune, por për çështje private, për të cilat nuk kam dëshirë të flas". Ndërkaq futbollistët e Kombëtares gjermane që luajnë te Hanoveri janë shprehur të habitur nga vizita e trajnerit të Lëv, por kanë thënë se ata nuk ishin në dijeni të faktit që ai ndodhej në Hanover. "Nuk e dija fare që trajneri ishte në Hanover. Këtë e mora vesh nga gazetat një ditë më pas", ka thënë portieri Robert Enke, i cili është edhe kapiteni i skuadrës së Hanoverit.