Regjistrohet statuti, FIFA gati të heqë pezullimin
FIFA pritet të heqë pezullimin ndaj Shqipërisë shumë shpejt, sepse Statuti i Federatës Shqiptare të Futbollit është regjistruar dje në gjykatën e Tiranës.
JETMIR HALILAJ
Nëpërmjet një procedure të përshpejtuar, falë edhe ndërhyrjes së Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, është zgjidhur më në fund problemi që mbante të pezulluar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Zherom Shampanj, drejtori i zyrës së marrëdhënieve me jashtë në FIFA, pritet të hartojë sot një raport për situatën në Shqipëri, raport që do t'i paraqitet më pas Komisionit të Emergjencës në FIFA-s. Ai është krahu i djathtë i presidentit të FIFA-s, Jozef Blater, dhe me rastin e Shqipërisë është angazhuar vetë Shampanj, nga raporti i të cilit pritet vendimi përfundimtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Organi më i lartë vendimmarrës i organizatës botërore të futbollit me një vendim qarkullues, që mund të merret edhe brenda një apo dy ditësh, pritet të heqë vendimin e pezullimit ndaj Shqipërisë, vendim i cili u mor në mbledhjen e 14 marsit.
Optimizmi
Drejtuesit e Federatës Shqiptare janë shprehur të kënaqur për regjistrimin e statutit, pasi sipas tyre, Shqipëria do të kthehet shumë shpejt në arenën ndërkombëtare dhe puna me ekipet Kombëtare do t'i rikthehet normalitetit. "Ky është një hap shumë pozitiv, i cili do të rikthejë normalitetin në futbollin shqiptar, por sidomos në ekipet kombëtare - ka thënë përgjegjësi i zyrës për shtyp në FSHF, Tritan Kokona. - Brenda pak ditësh do të hiqet pezullimi i Shqipërisë dhe stafi i Kombëtares do të punojë më me qetësi për të përgatitur skuadrën për edicionin e ardhshëm. Situata aktuale ka sjellë shumë pengesa, pasi dihet që vetëm në muajin mars, ekipit përfaqësues iu anuluan dy ndeshje miqësore, të cilat do të luheshin kundër Moldavisë dhe Arabisë Saudite".
Polonia
Krerët e FSHF-së vazhdojnë të shpresojnë për një miqësore me Poloninë më 27 maj, megjithëse Federata Polake dy ditë më parë njoftoi se ishte anuluar ndeshja me kuqezinjtë dhe se do të luajnë kundër Bosnjës më këtë datë. "Na është bërë një premtim nga presidenti i Federatës Polake, Mikal Listkieviz, i cili na ka lënë një tjetër afat deri më 1 maj, nëse ne rikthehemi në FIFA deri në këtë datë, ndeshja mund të luhet", ka thënë Kokona. Duke parë njoftimin zyrtar të polakëve, ku thuhet se më 27 maj do të luajnë kundër Bosnjës, e vetmja mundësi që ata të zhvillojnë një ndeshje me Shqipërinë në fund të muajit të ardhshëm është që ky takim të luhet në një datë tjetër dhe jo më 27 maj.