Meta: Do i kërkoj votën edhe Nanos për referendumin
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha dje se, do t'i kërkojnë votën edhe Fatos Nanos për referendumin për presidentin nga populli.
"Do t'i drejtohem çdo deputeti të firmosë pro referendumit për presidentin nga populli, do t'ia kërkoj këtë edhe Fatos Nanos", u shpreh Meta. Duke komentuar të ardhmen e të majtës, ai shtoi se, nuk do të ketë asnjë pikë takimi me kreun socialist Edi Rama nëse nuk tërhiqet nga projekti i shkatërrimit të Kushtetutës. "Nëse Rama nuk tërhiqet nga ajo që ka bërë me Sali Berishën për të rrëzuar një shtet, nuk ka asnjë pikë takimi mes tij dhe LSI", u shpreh Meta. Këtë deklaratë Meta e bëri në emisionin "Top Story" me gazetarin Sokol Balla në "Top Channel". Meta hodhi poshtë çdo pretendim se shkak që është prishur e majta ka qenë pretendimi i tij për postin e kryeministrit. "Posti i kryeministrit nuk i është kërkuar askujt. Asnjë deputet nuk i kam kërkuar PS-së dhe Edi Ramës. Në takimin e fundit me të i kam kërkuar një sistem zgjedhor që unë të marr aq vota sa marr në elektoral. Kjo është kërkesa më e ndershme", vijoi Meta. Duke i konsideruar mjaft të rënda për demokracinë, ndryshimet kushtetuese të bëra të hënën e kaluar në Kuvend nga votat e dy partive, PS-PD, Meta theksoi se, përmes tyre është ndryshuar forma e shtetit. "Kushtetuta ka ndryshuar në thelb dhe kjo ka sjellë dhe ndryshimin e thelbit të shtetit pas saj. Sot kemi një shtet krejt tjetër nga ai që kishim deri para 21 prillit. Sistemi zgjedhor nuk është asgjë para ndryshimeve kushtetuese. Me këto ndryshime është kapur i gjithë shteti demokratik. Në demokraci kemi një shtet dhe institucione me pushtete të balancuara. Kushtetuta e mëparshme kishte kaluar përmes një ekspertize të specializuar", tha Meta. Kreu i LSI-së bëri fajtor Edi Ramën në miratimin e këtyre ndryshimeve, duke e quajtur atë si tradhtar të së majtës. "Nëse Edi Rama dhe Sali Berisha kanë një moral qytetar pa i kërkuar ne, duhet të japin firmat që disponojnë për referendum. Nëse ata fitojnë në popull këtë referendum, ne do të respektojmë atë. Mua më vjen shumë keq për shumë deputetë socialistë që kanë bërë fushatë me mua në 1998 për atë kushtetutë, ndërsa pak ditë më parë ulën kokën dhe pranuan të shkelin mbi vetveten. Rama e nisi reformën për politikën e re duke lyer godinën e PS dhe sot ka shkatërruar jo vetëm godinën, por ka rrëzuar gjithë historinë e socialistëve në këto 17 vjet", u shpreh Meta. Kreu i LSI-së e konsideroi LSI-në si forca lider e të majtës pas tradhtisë që socialistët i bënë idealeve të majta, pas votimit në Kuvend.