Kalaja e Tiranës,rikthehen debatet për rrënojat
Kalaja e Tiranës, rrënojat e së cilës dolën në dritë pak kohë më parë, rikthen sërish debatin mes përfaqësuesve të ministrisë, arkeologëve, specialistëve të monumenteve të kulturës.
ANILA MEMA
Zgjidhja se si duhet të ekspozohen dhe mbrohen këto rrënoja të Kalasë së vjetër të Tiranës, nuk mund të jetë aq e thjeshtë për t'u vendosur. Shoqata "Tirana", e drejtuar nga Arben Tafaj, dje ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me temë "Ç'do të bëjmë me historinë", ku është kërkuar që specialistët dhe institucionet të paraqesin ide dhe mënyra konkrete, por që gjurmët e historisë të respektohen dhe të mos humbasin. "Synimi i kthjellët i shoqatës sonë është të ndërtojmë një forum debati të specializuar, i cili do të mundësojë përfshirjen e sa më shumë mendjeve e ideve dhe ndërtimin e një konsensusi sa më të gjerë për atë që do të identifikohet si zgjidhja më e mirë për kalanë e Tiranës dhe të ardhmen e qytetit tonë", është shprehur Tafaj, dje gjatë çeljes së këtij takimi. Megjithatë, në këtë takim më shumë se për të gjetur një zgjidhje, është sensibilizuar sërish rreth kësaj çështje jo pak të diskutueshme këto kohë. Sipas drejtuesit të shoqatës "Frashëri", Gjergj Frashëri, për kalanë e Tiranës është bërë një projekt në fund të vitit 2006, i cili ka dy drejtime: e para, vlerësimi i ndërtimeve mbi tokë, që i takon vlerësimit arkitektonik, historik, për të cilën është direkt IMK përgjegjës, si dhe varianti tjetër, vlerësimi arkeologjik i rrënojave që kanë mbetur në kala dhe mureve të saj, e lidhur kjo me gërmimet, me synimin që të bëhet datimi i kalasë, vlerat e saj, pjesët që janë ruajtur etj.". Sipas tij, ky projekt është aprovuar në të dy institutet e arkeologjisë e IMK-së dhe i është dhënë jetë nga qendra "Frashëri". "Kësaj kohe janë bërë sondazhe arkeologjike në disa pika të kalasë, me qëllim që të shihnim sa e vjetër është kalaja. Ndërsa në tetor të vitit të kaluar erdhën punonjësit e mi gjermanë që bënë edhe matjet, më pas u hodh në plan e gjithë kalaja në mënyrë të detajuar", shprehet Frashëri. Ndërkohë, sipas tij, aktualisht Bashkia e Tiranës ka marrë një grup ekspertësh gjermanë për të gjetur një zgjidhje, që ngarkesa e trafikut që mbartte kjo rrugë të shpërndahet mundësisht në rrugët e tjera. Ndërkaq, Frashëri shton se pritet të merret vendimi përfundimtar, që rrënojat e kalasë të ruhen e vlerësohen dhe kësaj çështje t'i jepet një zgjidhje, që rrënojat të mos mbulohen më. "Në fillim të muajit tjetër, ne do të bëjmë rrethimin e zonës, që është caktuar si zonë emergjente dhe të fillojmë gërmimet arkeologjike, duke i kërkuar pushtetit të Tiranës të zhvendosë tubacionet e vjetra, të elektrikut, Telekomit, ujit, për të cilat duket se po lëvizet për të na ndihmuar. "Ajo që synohet, që në përfundim të këtij projekti, sipas Gjergj Vrashit, është që kjo zonë të kthehet në muze që të vizitohet nga njerëzit, me gjithë ndërtesat që janë brenda, të cilave padyshim do t'iu jepet një farë funksioni.