Gjiknuri: Procesi për pajisjen me letërnjoftimeve po rrezikon zgjedhjet
Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Damian Gjiknuri reagoi dje pas deklaratës së zv/ministrit Ferdinand Poni se opozita po deformon procesin e aplikimit për letërnjoftime të qytetarëve. Kundër deklaratave të Ponit, Gjikunuri tha se proces i letërnjoftimeve është i mbushur me shumë probleme dhe që qeveria me dashje apo padashje po përkeqëson një çështje që i përket kryesisht asaj.
Gjiknuri iu referua premtimit që bëri qeveria se brenda muajit shkurt, zyrat e aplikimit do të shtriheshin në të gjithë vendin, kur në fakt sot janë hapur jo më shumë se 80 të tilla. Gjithashtu, sipas Gjiknurit qeveria nuk ka bërë asnjë informim periodik se sa zgjedhës pa pasaportë kanë aplikuar, pavarësisht nga detyrimi që buron nga VKM 50 apo edhe detyrimi që parashikon Kodi Zgjedhor. Ai theksoi se është detyrim i qeverisë që të marrë të gjitha masat për njoftimin dhe aplikimin me përparësi të të gjithë zgjedhësve që nuk kanë pasaportë, siç ka parashikuar edhe Kodi Zgjedhor , si dhe të ushtroje të gjithë kujdesin e duhur që këto lista të jenë të sakta, pasi nga të dhënat në terren ky numër rezulton të jetë shumë më i lartë. Gjiknuri tha se nuk është përgjegjësi e opozitës, por vetëm e qeverisë, që nuk ka zhvilluar fushatën e duhur për informimin e qytetarëve për këtë proces, si dhe sanksionet që lidhen me to. Mjafton të hyni në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme dhe do të shikoni që nuk ka asnjë informacion për këtë proçes përveç ndonje deklatratë të Zotit Poni, u shpreh ai. Në kuadër të kësaj Gjinuri bëri me dije se zgjedhjet rrezikohen nga mos paisja në kohë e shtatasve që nuk kanë pasaportë dhe jo nga fluksi i ulët i aplikimit për shtetasit e tjerë. Sipas tij, çdo tentative për të lidhur këtë kategori me shtetasit e tjerë, të cilët normalisht do të aplikojne me kohë, është dashakeqësi dhe problematike për integritetin e procesit. Gjinuri tha se ishte PS që dha alarmin për këtë kategori zgjedhësisht dhe jo qeveria, e cila haptazi me vendimin e saj e anashkaloi këte detyrim. Më pas, Gjinuri tha se mazhorancës është ajo që në mënyrë sistematike po rrefuzon ngritjen e nje komisioni ad hoc monitorues, pikërisht edhe për të bërë të qartë se ku fillojnë dhe ku mbarojnë përgjegjësitë e saj politike në këtë proces.