Ish-kryetarja e LSI në Shkodër, Esmeralda Uruçi akuzon Metën për shpifje
Ish-kryetarja e LSI në Shkodër, Esmeralda Uruci ka akuzuar Ilir Metën për shpifje ndaj saj. Reagimi i Uruçit vjen pas deklaratës së kreut të LSI, që e komentoi largimin e saj si lojë të diktuar nga Partia Socialiste. Uruçi deklaroi më tej se do të denoncojë, të gjithë ata, që u implikuan dhe u shprehën kundër familjes së saj.
Sipas Uruçit në partinë "Lëvizja Socialiste për integrim" nuk zbatohet parimi një anëtar një votë, por gjithçka vendoset nga kryetari i saj Ilir Meta. Uruçi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, dy javë më parë dhe iu bashkua Partisë Socialiste.