E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Bogdani: Rama ka frikë se Shqipëria po ndryshon

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënësit Gerti Bogdani deklaroi se ekonomia shqiptare nuk është në krizë kundër deklaratave të kreut socialist, Edi Rama. Këtë e deklaroi vetëm një javë më parë edhe Drejtori Rajonal në Tiranë. Ai tha se Shqipëria sigurisht ka dhe do të ketë pasojat negative të krizës me te rende që bota ka njohur këto 100 vitet e fundit. Bogdani tha se në një kohë kur Global Insight, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, FMN, Inteligence Unit e the Economist dhe Instituti i Marëdhënieve Ndërkombëtare Ekonomike të Vjenës, deklarojnë se Shqipëria në vitin 2009 do të jetë në vendin e parë për rritje ekonomike në Europë, ndërsa Rama çdo ditë u bie borive të zisë për shqiptarët. Partia Demokratike dënon këtë qëndrim të papërgjegjshëm, të Mr. 15% i cili për hir të së vërtetës para karriges se tij nuk vë interes tjetër në botë, u shpreh Bogdani. Duke iu drejtuar kryebashkiakut Rama, Bogdani u shpreh se ti biesh borive të krizës në Shqipëri dhe te brohorasësh rroftë kriza për vendin tënd, vetëm e vetëm se ai nuk është në krize, është sa cinike aq edhe çnjerëzore. Edi Rama, Mr. 15% apo Mr. Dosja, me zhurmuesit e tij, çdo ditë brohoret më të madhe rroftë e keqja, poshtë Shqipëria. Ne nje periudhe krize të rëndë botërore ekonomike, Mr. 15% jone shpërndan çdo ditë, me tellallët e tij, zi dhe pesimizëm për Shqipërinë, vijoi Bogdani. Sipas tij, e gjithë kjo zhurmë e Ramës ka një shpjegim se Rama ka frikë, ka frikë që Shqipëria po Ndryshon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›