E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Qeveria të shpërndajë pa pagesë karta identiteti për disa shtresa

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili ka shprehur shqetësimin në lidhje me procesin tepër problematik të shpërndarjes së kartave të identiteti, duke marrë shkas edhe nga deklarata e fundit e komisionarit evropian, Olli Rehnit, i cili theksoi se zgjedhjet e ndershme dhe transparente në qershor të 2009 do të jenë një kusht thelbësor për integritetin e Shqipërisë. Vasili i bëri thirrje Qeverisë që të shpërndajë pa pagese karta për shtresat si pensionistet në fshat dhe qytet; studentet dhe nxënësit, personat qe marrin pagese papunësie, të papunët, personat anëtarë të familjeve që marrin ndihme ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestaret e tyre, personat me page minimale ne sektorin publik dhe privat. Sipas Vasilit, zgjedhjet në Shqipëri kanë hyrë në një fazë shumë delikate lidhur me standardet e zgjedhjeve dhe që ka të bëjë me karta e identitetit dhe procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së tyre. Qeveria shqiptare sot ka shkelur të gjitha afatet që kanë të bëjnë me ngritjen e qendrave te aplikimit për karta e identitetit në të gjithë territorin duke shkelur qartë edhe afatet e marra përsipër publikisht, u shpreh Vasili. Sipas tij, çdo thirrje e qytetarëve për aplikim është demagogji në një kohë që ajo nuk ngre qendrat e aplikimit, të cilat e pranon edhe vetë publikisht se nuk janë ngritur fare në shumë njësi vendore. Ai deklaroi se ritmi dhe sasia e kartave të shpërndara është shumë larg të gjithë planit të bërë publik nga vetë qeveria. Edhe plani i hartuar nga vetë qeveria, vijoi Vasili ishte në limite kritike kohe dhe vonesat shumë të mëdha që po pranohen nga vetë qeveria e kanë kompromentuar dukshëm këtë proces. Në gjendjen kritike në të cilën ndodhet aktualisht procesi i shpërndarjes së kartave standardet e zgjedhjeve janë shume të rrezikuara dhe si të tilla zgjedhjet vetë në 28 qershor do të jenë të kontestuara. Qeveria është përgjegjëse për këtë proces dhe fajtore për dështimin e procesit të pajisjes me karta identiteti deri tani, u shpreh Vasili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›