E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD kundër projektligjit të mazhorancës Për Gjykatën Administrative

KLD ka dalë sërish kundër variantit të qeverisë për mënyrën sesi do të ngrihet Gjykata Administrative. Neshat Fana dhe pse i zgjedhur nga mazhoranca për të qenë anëtar i KLD-se, ka argumentuar se organizimi ne tre shkallë e kësaj gjykate është i papërballueshëm si me gjyqtarë dhe financiarisht. Ky është një nder ligjet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi. Konsiderohet i tillë, pasi me hyrjen në veprim të Gjykatës Administrative, çështjet mes bizneseve apo qytetarëve të thjeshtë dhe shtetit pritet të zgjidhen më shpejt në kohë. Të hënën, Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë të gjithë draftin integral, i cili do të finalizohet pas shqyrtimit të te gjithë ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, KLD-se, atyre të EURALIUS e SIGMA-s dhe të Parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›