E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: PS, fotokopje e modelit të Berishës

 

“PS e Vërtetë ‘91" mblodhi dje KPD-në e saj të parë. Vetëm pak ditë pasi gjykata e Tiranës e regjistroi si parti politike, ajo mblodhi forumin më të lartë vendimmarrës. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i saj, Petro Koçi tha se, “PS e Vërtetë ‘91" ndryshon në thelb nga shumica e partive kryesore në vend, sepse programi dhe statuti i saj janë për republikë parlamentare e jo për republikë kryeministrore, për parti statutore e jo për parti shoqate, për legjitimitet zgjedhor e jo për rrumpallë manipulimi. Sipas tij, PSV ‘91 do të jetë e hapur dhe transparente për publikun. Duke folur për motivet që çuan në krijimin e saj, Koçi tha se, “ne nuk mund të pajtoheshim me kapjen e gjysmës së lidershipit të PS-së nga PD-istët dhe të gjysmës tjetër nga bijtë e oligarkisë së Partisë së Punës, të cilët u futën vrimave nga ‘91 në ‘97-ën”. Por Koçi tha se socialistët e thjeshtë do të jenë aleatët e vërtetë të kësaj partie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›