Ceka: Opozita është për të ardhur keq
Kryetari i Aleancës Demokratike deklaroi dje në Kuvend se opozita është për të ardhur keq. Sipas nënkryetarit të Kuvendit, bojkoti i festimeve tregon se opozita ka qëndrime me standarde të dyfishta. “Është për të ardhur keq që opozita nuk mori pjesë në festime”, - tha Ceka, duke shtuar se hyrja në NATO është garancia më e madhe e lirisë që ka marrë ndonjëherë Shqipëria. Ceka kritikoi edhe qëndrimin e përfaqësueses së opozitës në samit, Valentina Leskaj. Sipas tij, Leskaj doli nga ana e pasme e avionit kur zbriti në Rinas, duke mos nderuar as trupën e nderit që kishte dalë enkas për delegacionin shqiptar. “Më vjen keq që pardje në Rinas nuk ishte opozita. Edhe pse kishin marrë ftesën, nuk ishin në pritje të delegacionit, edhe pse anëtare e delegacionit ishte dhe Leskaj”, - tha Ceka.