Scheffer:Hyrja në NATO, garanci për sigurinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer u ka uruar mirëseardhjen në aleancë dy aleatëve të rinj, Shqipërisë dhe Kroacisë. Sipas tij prania e dy vendeve të reja në NATO, është garanci për sigurinë e tyre. Scheffer e vlerësoi zgjerimin e NATO-s me dy anëtarë si domethënie të rëndësishme për rajonin dhe vetë Aleancën. "Për Shqipërinë dhe Kroacinë hyrja në NATO është rezultat i një përpjekjeje të gjatë theksoi Scheffer.