NATO, ngrihet flamuri kombëtar në Bruksel

Flamuri ynë kombëtar valvitet sot përkrah flamujve të vendeve anëtare të NATO-s. Ceremonia ka nisur me luajtjen e himnit shqiptar nga banda e NATO-s, i cila është shoqëruar edhe me ngritjen e flamurit shqiptar. Ceremonia është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Japp de Hoop Scheffer ku kanë qenë të pranishëm 26 ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s dhe delegacionet e Shqipërisë dhe Kroacisë të kryesuar nga Kryeministrat e dy vendeve. Delegacioni zyrtar shqiptarë i cili është kryesuar nga Kryeministri Berisha dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Artur Kuko.