Meta: Më shumë për bujqësinë
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me banorët e Krutjes në Lushnjë nga ku deklaroi se programi i tij politik vë theksin tek bujqësia. Sipas Metës, bujqësia ndodhet në krizë, ndaj dhe plani i tij është një ndërhyrje shtetërore. “Bujqësia do të dalë nga kjo krizë e rëndë në të cilën ndodhet, vetëm duke zbatuar planin tonë, për të forcuar rolin e shtetit dhe qeverisë me një program të qartë, i cili fillon që nga garancitë për sigurinë e farërave dhe inputeve të tjera që shpesh skadojnë dhe deri tek subvencionimi për farërat, për plehun kimik, për punimin e tokës, për mekanizmat bujqësorë e deri tek subvencionimi i të gjithë prodhimit”, - tha Meta. Ai shtoi se LSI-ja ka edhe disa programe të tjera për punësimin e shqiptarëve. Në këtë takim, Meta shoqërohej nga nënkryetari i LSI-së, deputeti Dritan Prifti, nga deputeti Spartak Braho dhe nga anëtari i Kryesisë së LSI-së, Tokli Thomai.