Topalli: 28 qershori fitorja më e thellë
03/06/2009 Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar dje që nga Vau i Dejës, Laç, se fitorja e 28 qershorit do të jetë më e madhe dhe më e thella e këtyre viteve. Ajo zhvilloi një takim me banorët e komunës, ku prezantoi deputetët e ardhshëm të Parlamentit për Qarkun e Shkodrës. Ndër të tjera në fjalën e saj ajo ka sulmuar kryetarin e bashkisë Edi Rama. “Një filozofi tjetër, një botë tjetër, tërësisht e ndryshme na ndan nga ajo e kryetarit të Bashkisë të Tiranës. Ne pamë se kryetari i Bashkisë së Tiranës hapi fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Qytetin Studenti. Djemtë e bllokut u kthyen në fushën e Vaterlosë, të etërve të tyre të dhjetorit të vitit 1990. Ndaj unë dëshiroj t’i them sot që këtu, nga bashkia juaj, nga çdo fshat, nga çdo komunë se fitorja e 28 qershorit do të jetë si fitorja e marsit të vitit 1992, se fitorja e 28 qershorit do të jetë më e madhe dhe më e thellë, si asnjëherë gjatë kësaj periudhe”, - tha Topalli në vijim të turit “Shqipëria po ndryshon”.