E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: PAD nuk është parti e spektrit të majtë

• Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, u shpreh dje se "PAD tashmë gjendet e pozicionuar si një parti e qendrës dhe ndaj nuk është e interesuar për krijimin e ndonjë federate të majtë, apo të djathtë".Kreu i PAD-së shprehet se fryma e ligjit tek i cili po synohet të shkohet, parashikon aleanca paszgjedhore dhe nuk favorizon federatat. Duke komentuar idenë e kreut të PS-së, Edi Rama, për krijimin e një federate të majtë, Ceka theksoi se "PAD nuk ka ndonjë interes për krijimin e një federate të majtë apo të djathtë, edhe në rastin e rritjes së pragut elektoral". Sipas tij, fryma e ligjit zgjedhor tek i cili po përafrojnë mendimet, parashikon aleanca paszgjedhore edhe nuk favorizon federatat". Në këtë drejtim, kreu i PAD-së sqaro, se "sistemi zgjedhor i tipit proporcional i personalizuar, (sistemi gjerman), i cili deri tani gëzon mbështetjen e partive politike shqiptare dhe që realizohet kryesisht me dy ndryshime nga sistemi i tanishëm zgjedhor, krijon një lloj balance të hapur, pasi i lejon partive të marrin aq vende në parlament sa vota kanë marrë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›