E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti i Bashës, raporti brenda javës

• Kuvendi pritet të shqyrtojë brenda 24 dhjetorit, në ditët e fundit të vitit, kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetit të PD-së, ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha.Sipas burimeve pranë Kuvendit, mësohet se brenda javës së ardhshme pritet të hartohet raporti nga ana e Këshillit për Imunitetit, Rregulloren dhe Mandatet në lidhje me kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. Pas hartimit të raportit nga ana e Këshillit, konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare do të përcaktohet debati parlamentar për këtë çështje. Ndërsa maxhoranca pritet të jetë pro heqjes së imunitetit të ministrit Lulzim Basha, duke pranuar që ai të hetohet nga ana e Prokurorisë për akuzat e ngritura nga ana e akuzës shqiptare për abuzime për segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës madhore Durrës-Morinë. Opozita ndërkohë ka ngritur pretendimet për bllokimin të kësaj çështjeje, pra të kërkesës së paraqitur nga kryeprokurori i atëhershëm, Theodhori Sollaku. Vonesat e realizuara për këtë çështje, për opozitën kanë qenë të qëllimshme, pasi sipas drejtuesve të PS-së, PD shtyu këtë çështje derisa nga Prokuroria e Përgjithshme të largohej Theodhori Sollaku. Kërkesa kryeprokurorit Sollaku u paraqit në Kuvend më datën 12 tetor. Në të njëjtën kohë maxhoranca ngriti komisionin e dytë hetimor për shkarkimin e Sollakut nga detyra që mbante. Largimi i tij u realizua brenda një periudhe kohore njëmujore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›