Kontroll mallrave nën peshë
• Kush tregton mallra nën peshën e caktuar do të gjobitet. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit ka nisur aksion për të ndaluar të gjithë tregtarët që abuzojnë me peshën e mallrave.Fabiola ÇelaNë një intervistë të dhënën për gazetën "Panorama", drejtoresha e Metrologjisë dhe Kalibrimit, Myrvete Pazaj, është shprehur se me rastin e festave të fundvitit kontrollet ndaj subjekteve janë edhe më të shpeshta. Pas kontrolleve janë evidentuar se tregtarët e karburanteve janë ata që abuzojnë më shumë me peshën. Kështu për çdo 20 litra vidhen 200 mililitra karburant. Por nuk mbeten prapa as tregtarët e gazit të lëngshëm. Mjaft prej tyre tregtojnë bombola, të cilat nuk kanë të përcaktuar peshën bosh të bombolës, çka e vështirëson punën e inspektorëve për parë nëse ka abuzime apo jo me peshënKush tregton mallra nën peshën e caktuar do të gjobitet. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit ka nisur aksion për të ndaluar të gjithë tregtarët që abuzojnë me peshën e mallrave. e shitjes së gazit. Në këto kushte Drejtoria e Metrologjisë dhe Kalibrimit ka vendosur që të aplikojë gjoba për të gjithë subjektet që tregtojnë bombola të kësaj kategorie. Jo pak herë konsumatorët janë ankuar se shumë prej produkteve që ata blejnë janë nën peshën e caktuar në ambalazh, a keni nisur ndonjë kontroll ju si Drejtori e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit? Po, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit ka ngritur një strukturë të veçantë, siç është drejtoria e supervizionit metrologjik, e cila kryesisht merret me survejimin e tregut. Kjo do të thotë se kjo strukturë vëren nëse janë të kontrolluara mjetet matëse që janë të hedhura në treg, me të cilat ne kryejmë transaksionet. Së dyti, kjo strukturë kontrollon masën e produkteve. Pra e thënë ndryshe, nëse ne kemi një produkt të paketuar ekspertët e kësaj strukture kontrollojnë nëse ky produkt i paketuar a peshon vërtet aq sa deklarohet në etiketë apo jo. Duke qenë se jemi në prag festash, a i keni intensifikuar kontrollet tuaja nëpër biznese? Duke u nisur nga situata që gjatë festave të fundvitit edhe abuzohet, por pa harruar edhe faktin që disa shërbime janë mjaft specifike për këtë stinë, siç janë rritja e kërkesës për gazin e lëngshëm dhe karburantin, ne i kemi intensifikuar kontrollet tona. Kështu të gjithë meteorologët janë në terren duke kontrolluar qytete të ndryshme. Kjo pasi ne kemi nisur të bëjmë kontrolle jo vetëm në zonat urbane, por dhe në ato rurale, pasi në këto zona abuzimet janë edhe më të mëdha. Unë dua të theksoj se kontrollet tona kanë për qëllim sigurimin e zbatimit të ligjit. Subjektet duhet të jenë konform me ligjin dhe të mos abuzojnë me konsumatorët, por për fat të keq nga kontrollet tona ka rezultuar se ka pasur dhe konformitete. Për gati dy javë ne kemi inspektuar gati 3260 subjekte dhe kemi konstatuar konformitete. Ndaj këtyre subjekteve ne kemi marrë masat përkatëse. Sa është minimumi dhe maksimumi i vlerës së gjobës që ju mund të vendosni dhe kush janë tregtarët që abuzojnë më shumë me peshën e mallrave? Ndaj këtyre 3260 subjekteve ne kemi vendosur 108 gjoba, të cilat variojnë nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë. Subjektet që kanë marrë gjobat më të mëdha janë pikat e karburanteve, si dhe ata që paketojnë produktet e parapaketuara si miell, sheqer apo vaj, apo subjektet që shpërndajnë gazin e lëngshëm. Gjoba më e lartë ka qenë për bizneset e mëdha, pasi për subjektet e vogla ne kemi synuar që masat në radhë të parë të jenë edukuese dhe dëmtuese të aktivitetit të tyre tregtar. A mund të na thoni se në çfarë mase kanë qenë shkeljet e konstatuara në tregtimin e karburanteve dhe gazit të lëngshëm? Në fakt, maksimumi i shkeljeve të bëra ne i kemi konstatuar te karburantet. Kështu për çdo 20 litra vidhen 200 mililitra. Ndërsa për sa i përket tregtimit të gazit kemi një tjetër problem. Kështu në bombolën e gazit duhet të jetë e shkruar se sa është pesha bosh e saj, në mënyrë që në çdo moment të jemi në gjendje që t’i kontrollojmë nëse është nën peshe apo jo. Por pikërisht këtu qëndron edhe problemi, sepse bombolat nuk e kanë të përcaktuar peshën bosh. Në përgjithësi pesha bosh e bombolave të gazit varion nga 10 deri në 15 kg, por gjithsesi pesha e tyre duhet të jetë e shkruar. Kush duhet të bëjë gjë? Subjektet që e tregtojnë. Kjo pasi kur unë e gjej bombolën pa këto elemente për mua është shkelje dhe në këtë moment unë e gjobis. Firmat e mëdha në momentin që licencohen e kanë detyrim që bombolat të tregtohen duke pasur këtë element. Sepse vetëm kur vendoset kjo masë ne mund të bëjmë dallimin se sa është vjedhja. Në zonat rurale ka pasur raste që bombolat tregtoheshin 2-3 kg mangët, ndërsa në zona të veçanta mbase abuzimi është më i vogël. Për bizneset e mëdha që tregtojnë bombolat e tyre pa këtë masë gjoba është 500 mijë lekë.GjobatNë bazë të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe atij të metrologjisë është e vendosur që gjobat duhet të mblidhen nga pushteti vendor. Këtu ka një lloj mekanizmi që nuk funksionon shumë mirë, por kohët e fundit kjo situatë ka ndryshuar disi. Ndërkohë shumë prej bizneseve pasi gjobiten ankohen pranë kësaj drejtorie. Pas vendosjen së gjobës ata kanë reaguar, kanë vendosur etiketat, kanë rregulluar peshën dhe në këto kushte gjoba u është hequr, por me një kusht, nëse kapen sërish me shkelje atëherë i vendoset dyfishi i gjobës.FestatMe rastin e festave të fundvitit inspektorët e Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit i kanë intensifikuar kontrollet e tyre nëpër biznese. Për gati dy javë kjo drejtori ka inspektuar gati 3260 subjekte dhe kanë konstatuar shkelje. Ndaj këtyre 3260 subjekteve janë vendosur 108 gjoba, të cilat variojnë nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë. Bizneset që kanë marrë gjobat më të mëdha janë pikat e karburanteve, si dhe ata që paketojnë produktet apo subjektet që shpërndajnë gazin e lëngshëm.