E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: PD-PS po vendosin diktaturën

• Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, reagoi dje në lidhje me bllokimin e reformës zgjedhore.Ceka fajësoi dy partitë e mëdha, PD-PS, për bllokimin e saj pas propozimeve të tyre për sistemin zgjedhor. Ai deklaroi se, “PD e PS po vendosin diktaturën pa marrë parasysh propozimet e partive të tjera për zgjedhjet”. Sipas Cekës, “nëse dy partitë kryesore bllokojnë Komisionin për Reformën Zgjedhore, rrezikojmë krizë qeveritare”. Kreu aleancist ka qenë vazhdimisht kritik ndaj propozimeve të socialistëve, të cilët kanë paraqitur edhe draftin e tyre. Ceka i mbetet sistemit proporcional të personalizuar, ku vota e kandidatit të njësohet me atë të subjektit politik dhe lista të hapura të kandidatëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›