LSI kundër sistemit zgjedhor spanjoll
• Nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti, është shprehur kundër sistemit zgjedhor që mbështet Partia Socialiste, siç është ai spanjoll.“Sistemi spanjoll është një sistem proporcional-rajonal me lista të mbyllura. LSI nuk është për lista të mbyllura, sepse ato kanë probleme në Shqipëri dhe nuk janë transparente. Kjo do të bënte që kryetarët e partive të hynin në tender, që për të pasur emrin në listën emërore duhet të paguash më shumë”, tha Prifti. Sipas tij, “LSI është për një reformë zgjedhore që eliminon shtrembërimet, që eliminon trafikun e votave nga një forcë politike në një forcë tjetër politike, që nuk ka mbështetje elektorale. Pra, jemi për eliminimin e Dushkut dhe të çdo lloj mënyre tjetër të deformimit të vullnetit të elektoratit shqiptar. Gjithashtu, LSI mbështet një reformë zgjedhore parlamentare të bërë nga Parlamenti dhe jo nga sallat apo tavolinat e fshehta”.