E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Meta, takim për reformën zgjedhore

• Kryetarët e dy partive kryesore opozitare, Edi Rama dhe Ilir Meta, janë takuar dje në mesditë në lidhje me reformën zgjedhore.Bllokimi i punës së Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore ka qenë në qendër të bisedës mes drejtuesve të PS-së dhe LSI-së. Takimi i djeshëm i ka hapur rrugë edhe mbledhjes këto ditë të tryezës së partive opozitare, të cilat do të dalin me një qëndrim të unifikuar në lidhje me pikat e reformës zgjedhore. Rama i ka dërguar të gjitha partive parlamentare draftin e socialistëve me “5 Jo” për reformën zgjedhore, draft që në pikat kyçe është kontestuar edhe nga vetë aleatët e majtë. LSI është shprehur për proporcional të personalizuar dhe lista të hapura të kandidatëve, pasi listat e mbyllura fusin korrupsion në radhët e partive. Gjithashtu dhe partitë e tjera opozitare, PSD, PAD dhe PDS janë shprehur kundër listave të mbyllura. Pritet që tryeza e krerëve të partive opozitare të sheshojë divergjencat mes tyre në këtë pikë dhe të shkojnë në Parlament me një qëndrim të unifikuar për reformën zgjedhore. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›