E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpani: ”Hidrocentralet jashtë sigurisë, duhen masa”



Deputeti i Partisë Demokristiane, Ndue Shpani, ka ngritur ditën e djeshme shqetësimin e sigurisë së hidrocentraleve të ngritura mbi kaskadat e lumit Drin dhe Mat. Sipas Shpanit, këto hidrocentrale janë jashtë kushteve të sigurisë, çka mund të shkaktohet një “Gërdec” tjetër në rast se ndonjë digë shpërthen. Shpani kërkoi që të merren masa nga institucionet përkatëse, pasi ruajtja me subjekte private ka dështuar. “Veprat Hidroenergjetike (H/C), si Vau Dejës, Koman, Fierza, Ulza, apo dhe Shkopeti, realisht janë objekte mjaft të rëndësishme për ekonominë shqiptare, por njëkohësisht edhe vepra me rrezikshmëri të lartë. Këto objekte nuk rrezikohen vetëm nga veprime shpërthimi me dinamit, etj, por objektet rrezikohen edhe nga një veprim fare elementar, siç mund të jetë lëvizja e një LEVE, apo shtypja e një butoni, nga njerëz të papërgjegjshëm. Ndodh ajo që zhduken qytete dhe fshatra të tëra dhe mijëra jetë njerëzish të humbura”, - tha Shpani.

15 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›